Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Thaçi: Në raportin e AKI-së, turqit e deportuar paraqisnin rrezik për sigurinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (Foto nga arkivi)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i zhgënjyer dhe ka shprehur keqardhje, siç ka thënë, për shkak se institucionet relevante, kanë dështuar të mbrojnë parimet që ndërlidhen me të drejtat njerëzore për shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi ka thënë se posedon një raport të detajuar nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, (AKI) dhe që sipas këtij raporti, arsye e depërtimit të gjashtë shtetasve turq ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovë.

“Pra, arsye e vetme gjithmonë, sipas AKI-së, është rrezikimi i sigurisë kombëtare. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën. Por, detajet dhe procedurat duhet të sqarohen nga AKI- ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme deri në fund, dhe në rast se ka pasur shkelje, atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari kushdo që të jetë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Autoritetet në Kosovë të enjten kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, punonjës në shkollën “Mehmet Akif” në Kosovë.

XS
SM
MD
LG