Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Veseli, i befasuar me deklaratën e Erdoganit


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i befasuar me deklarimet e presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një shkrim në Facebook, Veseli ka thënë se “këto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tonë. Andaj, deklarimet e tilla nuk i kontribuojnë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, për çka vendi ynë ka qenë dhe është i përkushtuar. Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t'u nënshtrohen presioneve të jashtme”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lidhur me këto kërcënime drejtuar kreut të ekzekutivit nuk ka reaguar ende Qeveria e Kosovës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimit të tij kundër deportimit të shtetasve turq.

Madje, Erdogan gjatë një tubimi të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi ka thënë se Haradinaj “do të paguajë” për këto veprime.

XS
SM
MD
LG