Ndërlidhjet

Largohet nga Guta Lindore grupi i fundit i rebelëve sirianë


Guta Lindore, 30 mars, 2018.

Grupi i fundit i rebelëve sirianë në Gutan Lindore, kanë nisur të tërhiqen, pas një marrëveshjeje të arritur me Qeverinë, ka njoftuar media shtetërore.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se autobusët kanë transportuar 448 persona, përfshirë luftëtarët e grupit Jaish al-Islam dhe familjet e tyre, të cilët janë larguar nga qyteti kryesor i kësaj enklave, Duma.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se dhjetëra autobusë kanë hyrë në qytetin Duma dhe kanë evakuar rebelët në zonat afër kufirit turko-sirian, zona këto që kontrollohen nga grupet opozitare.

Grupi Jaish al-Islam ka luftuar në Douma kundër forcave qeveritare siriane që mbështeten nga Rusia. Ky grup nuk ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Qeverinë.

Një burim brenda ushtrisë siriane është cituar të ketë thënë se disa luftëtarë rebelë kanë kundërshtuar marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG