Ndërlidhjet

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

“Mungesa e harmonizimit të veprimeve institucionale dhe ikja nga përgjegjësia e krerëve institucionalë lidhur me rastin e deportimit po vazhdon edhe në trajtimin e kërkesës nga ana e Kryesisë së Kuvendit, e cila nuk po arrin të mbledhë anëtarët e saj për ta shqyrtuar të njëjtën edhe pse sot është ditë pune”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Grupi Parlamentar i LDK-së e ka parashtruar kërkesën që Kryesia e Kuvendit të respektojë rregulloren e punës, të mblidhet dhe të caktojë seancën për të mërkurën në orën 14:00.

XS
SM
MD
LG