Ndërlidhjet

DASH: Inkurajohemi që institucionet e Kosovës do të shqyrtojnë ngjarjen lidhur me shtetasit turq


Flamuri amerikan.
Flamuri amerikan.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, - tha zëdhënësi, - janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.

Ky artikull është publikuar fillimisht në Zërin e Amerikës.

XS
SM
MD
LG