Ndërlidhjet

LDK fton spektrin politik të ulen dhe caktojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme


Foto nga arkivi - Grupi Parlamentar i LDK-së
Foto nga arkivi - Grupi Parlamentar i LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

“Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie politike.

LDK konsideron se temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës dhe si rezultat, zgjedhjet e parakohshme, thuhet se janë të domosdoshme.

Andaj, LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm, vijon komunikata.

XS
SM
MD
LG