Ndërlidhjet

Erdogan mirëpret Putinin në Ankara


Erdogan mirëpret Putinin në Ankara
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë prezantuar edhe zyrtarisht punimet për centralin e parë bërthmor të Turqisë.

Projekti 20 miliardë dollarë po ndërtohet në rajonin jugor të Turqisë, Mersin.

Erdogan dhe Putin janë takuar më 3 prill në kryeqytetin turk, Ankara dhe së bashku kanë shikuar ceremoninë e përurimit të centralit përmes një video-konference në pallatin presidencial në Ankara.

Kanali televiziv shtetëror TRT ka shfaqur pamje të punëtorëve të cilët janë parë duke punuar teksa fishekzjarret janë lëshuar në ceremoninë e 3 prillit.

Punimet në rrugë dhe objekte tjera të lidhura me projektin kanë nisur disa vite më parë.

Ankaraja i ka siguruar korporatës shtetërore ruse të energjisë, lejen e punës për një nga katër njësite në centralin bërthamor që gjendet më pak se një kilometër nga Deti Mesdhe.

Turqia pret që stacioni bërthamor të jetë funksional deri më 2023, mirëpo punimet në projekt janë penguar më parë.

Vizita e Putinit në Turqi shënon udhëtimin e tij të parë prej kur ai ka fituar një tjetër mandat si president rus.

Putin dhe Erdogan kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe në tregti dhe bashkëpunimin ekonomik gjatë bisedimeve në Ankara.

Në agjendën e tyre ka qenë edhe plani turk për të blerë sisteme raketore nga Rusia si dhe gjendja aktuale në Siri.

XS
SM
MD
LG