Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Turqia, Rusia dhe Irani zotohen për “qetësi” në Siri


Presidenti iranian, Hassan Rohani, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ankara, 4 prill, 2018.

Presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë janë takuar sot në Ankara dhe kanë biseduar për situatën në Siri.

Pas takimit, të tre liderët kanë shprehur përkushtimin e tyre “për të përshpejtuar përpjekjet, në mënyrë që të sigurohet qetësi në terren”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Hassan Rohani janë pajtuar se konflikti mund të përfundojë “vetëm përmes bisedimeve poltike”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të liderëve, të postuar në ueb-faqen e presidencës iraniane.

Erdogan ka mirëpritur në takim homologët e tij rus dhe iranian, për herë të dytë brenda gjashtë muajsh.

Tri liderët po ashtu kanë thënë se janë të përkushtuar që “të mbrojnë civilët në zonat e luftës si dhe të ndihmojnë në dërgimin e ndihmave humanitare në këtë zona”.

Të trija shtetet janë të përfshira thellë në luftën civile në Siri.

Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërkaq Turqia mbështetë rebelët, të cilët dëshirojnë ta rrëzojnë nga pushteti Assadin.

Këto shtete gjithashtu kanë sponsorizuar një seri të bisedimeve të paqes, që mbahen në Astana të Kazakistanit.

Lufta në Siri ka nisur më 2011. Që atëherë janë vrarë mbi 340 mijë persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG