Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA do të mbetet në Siri për kohë të pacaktuar


Siri - foto arkivi

Shtëpia e Bardhë tha se misioni i ushtrisë amerikane në Siri po shkon kah një "fund i shpejtë", por nuk shpalli ndonjë afat kohor për tërheqjen e plotë të trupave.

Përmes një deklarate, ajo tha se grupi militant Shteti Islamik është pothuajse tërësisht i shkatërruar dhe se SHBA-ja do të konsultojë aleatët e saj lidhur me planet e ardhshme.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar javën e kaluar se SHBA "do të tërhiqet nga Siria shumë shpejt".

Por, raportohet se këshilltarët e kanë bindur atë se mund të rrezikojë ringjalljen xhihadiste.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha televizionit NBC se presidenti është pajtuar në një takim të martën që t'i mbajë trupat në Siri për një periudhë të pacaktuar, edhe pse nuk është shprehur i kënaqur me këtë vendim.

"Presidenti e ka bërë të qartë pakënaqësinë e tij për çdo lloj pranie afatgjate në Siri", tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 2,000 trupa në lindje të Sirisë, që mbështesin aleancën e milicive kurde dhe arabe, të quajtur Forcat Demokratike Siriane.

XS
SM
MD
LG