Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ish-kryeministri Mustafa kthehet në Kosovë


Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është kthyer nga Gjermania, pas rreth 3 muaj qëndrimi atje, për shkaqe shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajram Gecaj, ish-ministër i Qeverisë së Kosovës në mandatin e kaluar.

“Mirë se na u ktheve Kryeministër”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Në fillim të këtij viti, ish-kryeministri Mustafa, për shkak të problemeve shëndetësore, ishte shtrirë në një spital privat në Prishtinë.

Më 15 janar të këtij viti, ai kishte udhëtuar për në Gjermani, për t'iu nënshtruar disa ekzaminimeve, për një diagnozë të saktë.

XS
SM
MD
LG