Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Trump dhe Macron do t'i përgjigjen "fuqishëm" sulmit në Siri


Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thanë se do të koordinojnë "një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme" për sulmin e raportuar kimik në Douma të Sirisë.

Gjatë një bisede telefonike, dy liderët e dënuan sulmin "e tmerrshëm" dhe u pajtuan se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, "duhet të mbahet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut".

Zyra e Macronit tha se dy vendet do t'i koordinojnë përpjekjet e tyre në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet sot.

Seanca është thirrur nga SHBA-ja, Franca, Britania, Suedia, Polonia, Holanda, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë.

Trump, të dielën, e dënoi Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin, së bashku me Iranin, për shkak të mbështetjes që i japin Assadit.

Trump e quajti "kafshë" Assadin dhe tha se ka një "çmim të madh për të paguar" për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Burimet mjekësore kanë thënë se dhjetëra njerëz janë vrarë të shtunën në sulmin e dyshuar kimik në Douma, në rajonin e Gutës Lindore.

Lexoni edhe këtë:
Raporte për sulme në Siri, SHBA e mohon përfshirjen

XS
SM
MD
LG