Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Phenjani "i gatshëm" të diskutojë programin bërthamor me SHBA-në


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Koreja e Veriut u ka premtuar Shteteve të Bashkuara se është e gatshme për të diskutuar të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor, kur të takohen krerët e dy vendeve, thanë zyrtarë amerikanë.

Përgatitjet për takimin midis Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit përfshijnë biseda të fshehta dhe të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, thanë burime të paidentifikuara të administratës Trump, raporton BBC.

Samiti pritet të zhvillohet në maj.

Kjo do të jetë hera e parë që një president i SHBA-së takon liderin e Koresë së Veriut.

Phenjani tashmë i ka thënë Koresë së Jugut se është i gatshëm të adresojë denuklearizimin, por kjo është hera e parë që i jepen garanci direkte Uashingtonit.

Lajmi për samitin SHBA-Kore e Veriut ka befasuar shumëkë, kur ka dalë në muajin mars.

Ai ka pasuar një vit kërcënime dhe fyerje personale midis dy udhëheqësve.

XS
SM
MD
LG