Ndërlidhjet

Trump premton se do t'i përgjigjet sulmit në Siri


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, premtoi “përgjigje të fuqishme” ndaj sulmit me armë kimike në Siri.

“Kemi shumë opsione ushtarake”, tha Trump, duke shtuar se vendimi do të merret “së shpejti”.

Trump po ashtu tha se SHBA po merr disa “qartësi të mira” për atë se kush është përgjegjës për incidentin e së shtunës në Douma.

Burimet spitalore thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmin e dyshuar kimik, por numri i saktë nuk ka mundur të verifikohet.

Trump ka diskutuar për incidentin edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të hënën vonë.

Në muajin shkurt, Macron ka kërcënuar se do të sulmojë Sirinë, nëse provat dëshmojnë përdorimin e armëve kimike.

XS
SM
MD
LG