Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Trump beson se mund ta shkarkojë Muellerin


Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump beson se ka fuqinë ta shkarkojë këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller.

“Ai beson se ka fuqinë që ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, gjatë një konference për media më 10 prill.

Sanders ka thënë se presidenti Trump beson se hetimi i Mueller për marrëdhëniet mes fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë “kanë shkuar shumë larg”, pasi agjentët federalë kanë bastisur zyret e avokatit personal të presidentit, Micheal Cohen më 9 prill.

“Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, kishte thënë Trump kur ishte pyetur nëse ai do ta shkarkojë Muellerin.

Presidenti Trump, duke folur me gazetarët më 9 prill, ka akuzuar FBI-së për bastisjen në zyren e avokatit të tij dhe ka akuzuar këshilltarin Mueller se po bën “gjueti shtrigash”.

Këto komente të Trumpit kanë rikthyer edhe njëherë dyshimet se ai mund të provojë ta shkarkojë Muellerin, i cili ka marrë postin e këshilltarit të posaçëm para një viti, pasi Trump kishte shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, i cili në atë kohë ishte duke udhëhequr hetimet mbi çështjen ruse.

Sipas rregulloreve të Departametit të Drejtësisë, vetëm zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili mbikëqyr hetimin e Rusisë, mund ta shkarkojë Muellerin.

XS
SM
MD
LG