Ndërlidhjet

Shkencëtarja nuk gjen toksina në trupin e manjatit rus që ka vdekur në Britani


Rrruga ku Aleksandr Perepilchny kishte humbur ndjenjat më 2012
Rrruga ku Aleksandr Perepilchny kishte humbur ndjenjat më 2012

Një shkencëtare thotë se nuk ka gjetur asnjë toksinë bimore në stomakun e një shtetasi rus, i cili vdiq papritur në Britani më 2012, duke hedhur posht kështu dëshmitë e mëparshme që thonin se ai mund të ishte helmuar nga një bimë vdekjeprurëse, që i shkaktoi arrest kardiak.

Në një hetim të bërë publik më 10 prill në Londër, në kërkim zbulimit të shkakut të vdekjes së manjatit rus, Aleksandr Perepilichny, shkencëtarja Monique Simmonds, ka thënë se nuk janë gjetur toksina bimore, por ajo ka shtuar se disa materiale janë gjetur në stomakun e Perepilichny, të cilat ende nuk janë identifikuar.

Pas dy vjetësh nga vdekja e Perepilichy, kompania e tij e sigurimit shëndetësor, ka urdhëruar që të kryen teste, ku u zbulua një toksinë në stomakun e tij, që vinte nga një bimë kineze që quajtur gelsemium, e cila mund të shkaktojë arrest kardiak.

Perepilichny, 44-vjeç, kishte vdekur nga ajo që dukej arrest kardiak, teksa kishte qenë duke vrapuar më 2012. Ai ishte gjetur jashtë shtëpisë së tij në Londër.

Vdekja e papritur e tij, dhe roli i tij për të ndihmuar hetuesit zviceranë për të hetuar një skemë të shpërlarjes së pavarave, ku përfshihej mafia ruse, bëri hetuesit që të besojnë se ai mund të jetë vrarë.

Pas helmimit me agjent nervor të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani, ligjvënësit britanikë, kërkuan që të hetohen sërish 14 vdekje të pashpjegueshme në Britani, përfshirë edhe vdekjen e Perepilichny, oligarkut rus, që ishte zhvendosur në Britani më 2009.

Avokati i të ndjerit Perepilichny, Dmitry Lipkin, përmes një video-linku nga Moska, i ka thënë një gjykate britanike se klienti i tij “ishte i frikësuar për jetën e tij”.

“Ai ka qenë i kërcënuar. Ai u largua nga Rusia, por kush e ka kërcënuar, unë nuk e di”, ka thënë ai.

Ndërkaq, gruaja e Perepilichny ka thënë se besoj se burri i saj është vrarë. Megjithatë, në kohën e vdekjes së tij, policia britanike nuk kishte parë të dhëna se kjo mund të ishte një vdekje e dyshimt.

XS
SM
MD
LG