Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Prokurorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu.

Pas ngritjes së aktakuzës, ka reaguar edhe ministri Lekaj. Në një deklaratë për media, ministri citohet të ketë thënë se “se në asnjë rast e rrethanë nuk ka vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin”.

Ai ka thënë po ashtu se do të vazhdojë punën e tij, siç është shprehur ai, ”për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve dhe vendit”.

Lekaj është ministri i dytë që ka aktakuzë të ngritur në qeverinë aktuale të Kosovës. Paraprakisht, akuzë është ngritur edhe kundër ministrit Besim Beqaj, në lidhje me rastin e njohur si “pronto”.

XS
SM
MD
LG