Ndërlidhjet

Turqia arreston 70 oficerë ushtarakë, dyshohet se kanë lidhje me Gulenin


Pjesëtarë të policisë speciale të Turqisë, foto nga arkivi
Pjesëtarë të policisë speciale të Turqisë, foto nga arkivi

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 70 oficerëve të ushtarisë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit më 2016.

Policia turke ka kryer operacione në 34 provinca në mbarë vendin, ka raportuar e përditshmja turke Milliyet, përcjell Reuters.

Thuhet se të dyshuarit janë vënë në shënjestër pas deklaratave të ushtarëve që janë arrestuar më parë. Zyrtarët ushtarakë të arrestuar në operacionet e fundit, thuhet se bëjnë pjesë në lëvizjen Hizmet (Shërbim) të Gulenit.

Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka thënë se autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë njerëz dhe kanë larguar nga puna pothuajse të njëjtin numër të nënpunësve civilë, pas puçit të dështuar të korrikut të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG