Ndërlidhjet

Ish-kryeministrit pakistanez i ndalohet aktiviteti politik


Gjykata Supreme në Pakistan ia ka ndalur ish-kryeministrit Nawas Sharif që përjetësisht të mos pjesë në jetën politike, kanë thënë zyrtarët e gjykatës.

Një panel prej pesë gjyqtarët kanë marrë këtë vendim, ka thënë zëdhënësi i gjykatës në Islamabad, Shahir Hussain.

Analistët thonë se vendimi mund të ndikojë në zgjedhjet parlamentare që janë paraparë të mbahen më vonë gjatë këtij viti.

Sharif, 68-vjeç, ka qenë tri herë kryeministër i vendit. Ai ishte larguar nga posti i kryeministrit vitin e kaluar, nën dyshimet se është përfshirë në afera korruptive.

XS
SM
MD
LG