Ndërlidhjet

Rusi: Ligjvënësit përgatisin një ligj, pas sanksioneve nga SHBA-ja


Flamuri i Rusisë dhe i SHBA-së, fotografi nga arkivi

Një grup i ligjvënësve rusë kanë hartuar një legjislacion, në përgjigje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së, ka thënë zëvendëskryetari i Dumas ruse.

Ivan Melnikov u ka thënë gazetarëve se draft-ligji do të mundësojnë ndalimin e importeve të mallrave dhe shërbimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të saj për në Rusi dhe do të kufizojë marrëdhëniet ekonomike.

Për këtë draft-ligj do të diskutohet në dhomën e ulët të Parlamentit javën e ardhshme.

Sipas Melnikov, në këtë legjislacion gjithashtu propozohet kufizimi i importeve të SHBA-së sa i përket teknologjisë, medicinës, duhanit dhe alkoolit, produkte të cila, sipas tij, mund të importohen nga vende të tjera.

Melnikov ka shtuar se draft-ligji gjithashtu përmban ndalimin e bashkëpunimit me SHBA-në në prodhimin e avionëve, motorëve të raketave.

Më 6 prill, Shtetet e Bashkuara ngrin asetet dhe vendosën një sërë kufizimesh financiare mbi zyrtarët e sigurisë ruse, politikanët dhe manajtët rusë, të cilët besohet se kanë lidhje të ngushta me presidentin Vldimir Putin.

Rusia i ka quajtur këto masa “të papranueshme” dhe ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet.

XS
SM
MD
LG