Ndërlidhjet

Merkel: Serbia luan rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnjës


Berlin, 13 prill 2018.
Berlin, 13 prill 2018.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Sebia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.

"Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnje dhe Hercegovinës", tha Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Berlin.

Përpara takimit me dyer të mbyllura, Merkel tha se dëshiron që "këto bisedime t'i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë".

Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t'i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.

"Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit", tha Vuçiq.

Ai shtoi se rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë "një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së".

XS
SM
MD
LG