Ndërlidhjet

KE dënon incidentin që shkaktoi Shesheli


Vojisllav Sheshel
Vojisllav Sheshel

Komisioni Evropian kritikoi të enjten një incident në Serbi, në të cilin ligjvënësi ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, ka përdhosur flamurin e Kroacisë brenda Parlamentit të Serbisë.

Incidenti i së mëkurës ka bërë që delegacioni kroat të ndërpriste në gjysmë vizitën në Serbi, e cila shihej si përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

"Ajo që pamë dje nuk i përket një institucioni demokratik", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

"Është në fakt mungesë respekti për një institucion demokratik që përfaqëson qytetarët dhe të gjithë ata që punojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal", tha ai.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE.

Shesheli thuhet se e ka hedhur flamurin kroat në tokë dhe se ka shkelur mbi të.

Zyrtarët serbë, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetaren e parlamentit, Maja Gojkoviq, e dënuan incidentin.

XS
SM
MD
LG