Ndërlidhjet

Vritet një punonjës i Kryqit të Kuq në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se një punëtor i tyre është vrarë gjatë të shtënave në Jemen.

Ky njoftim është publikuar në Twitter ku thuhet se Kryqi i Kuq po bën përpjekje për të mësuar më shumë lidhur me këtë incident.

Zyrtarët në Jemen, i kanë thënë agjencisë Reuters, se punëtori Hanna Lahoud, me kombësi libaneze, është vrarë në qytetin Taiz, nga një sulmues i armatosur, i cili ka hapur zjarr nga një makinë.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërhyrë në Jemen më 2015 dhe mbështetë forcat qeveritare që luftojnë kundër rebelëve huthi.

Irani mohon akuzat se mbështetë me armatim rebelët huthi.

Që prej se lufta ka nisur, në Jemen janë vrarë mbi 10 mijë persona dhe janë zhbendosur mbi 2 milionë të tjerë.

XS
SM
MD
LG