Ndërlidhjet

Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme është e mirë për ekonominë


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Bizneset duhet të mirëpresin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi sepse i mbron ato kundër terrorizmit dhe pamundëson që punëtorët të hyjnë në grevë urie, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Paralamenti turk këtë javë votoi pro zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur fillimisht pas tentim puçit në korrik të 2016-s dhe deri tani është zgjatur shtatë herë.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë Perëndimore.

“Gjendja e jashtëzakonshme prek vetëm terroristët. Tash po ndalon që punëtorët të hyjnë në grevë urie”, tha Erdogan gjatë një fjalimi pranë një lobi të bizneseve.

Sipas ligjeve në Turqi, kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sulmet, protestat dhe shfaqja e mosbindjes civile mund të ndalohen për arsye sigurie.

XS
SM
MD
LG