Ndërlidhjet

Rebelët sirianë largohen nga një rajon në afërsi të Damaskut


Rebelët në Siri, foto nga arkivi
Rebelët në Siri, foto nga arkivi

Rebelët sirianë kanë nisur që të largohen nga territoret që i kanë nën kontroll në afërsi të Damaskut, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuim, ka njoftuar media shtetërore siriane.

Autobusët që bartnin kryengritësit dhe familjet e tyre, janë larguar nga rajoni Qalamuni Lindor, për në zonat e kontrolluar nga forcat opozitare në veri të vendit, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Rebelët në qytetin al-Ruhaiba në Qalamunin Lindor, kanë dorëzuar armët e tyre dhe më pas janë lejuar që të largohen me autobusë, ka njoftuar agjencia siriane.

Marrëveshja për evakuuim është arritur me ndërmjetësimin e Rusisë, aleatit kryesor të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Qalamuni Lindor është pikë strategjike për Qeverinë siriane, pasi konsiderohet si portë për në shtretëtirën siriane, që ndodhet pranë një rruge kryesore që lidh Damaskun me provincën Homs.

Evakuimet e rebelëve sot vijnë një javë pasi Qeveria e Assadit rimorri nën kontroll enklavën e Gutës Lindore, që gjendet në periferi të Damaskut.

XS
SM
MD
LG