Ndërlidhjet

Kabul: Dhjetëra të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet afgane thonë se numri i personave të vrarë, pasi një sulmues shpërtheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul ka arritur në 48 dhe 112 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, më herët kishin thënë se katër persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë. për sulmin, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, duke mos dhënë prova për të mbështetur këtë pretendim.

Sulmi ndodhi në një lagje të banuar me popullatë shiite, që ka qenë edhe në të kaluarën cak i sulmeve, për të cilat, përgjegjësinë e kishte marrë IS-i.

Më 14 prill, në Afganistan ka nisur regjistrimi i votuesve për zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.

Zyrtarët zgjedhorë kanë pranuar se siguria është një shqetësim i madh, teksa talibanët dhe grupet e tjera militante kanë kontroll territore në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG