Ndërlidhjet

Talibanët afganë njoftojnë për nisjen e ofensivës pranverore


Talibanët afganë

Talibanët afganë kanë njoftuar për lansimin e ofensivës së tyre vjetore në stinën e pranverës.

Në një deklaratë të nisur online më 25 prill, grupi militant ka njoftuar se ofensiva e ashtuquajtur, “Al-Khandaq", do të “jetë e fokusuar në vrasjen, shkatërrimin dhe kidnapinimin e pushtuesve amerikanë”.

Sipas deklaratës, “mbështetësit e amerikanëve”, Qeveria Afgane dhe trupat ushtarakë konsiderohen prioritet i dytë.

Thuhet se kjo ofensivë është organizuar nga Komisioni Ushtarak i Talibanëve.

Operacioni është emëruar Beteja e Kanalit, pasi sipas tyre më 627 rreth 3,000 burra myslimanë kanë gërmuar një kanal në Medinë në Arabinë Saudite për t’i mbijetuar rrethimit njëmujor të jomyslimanëve.

Ky njoftim i talibanëve vjen pasi një vale të re të sulmeve të grupit në Afganistan.

XS
SM
MD
LG