Ndërlidhjet

Armiqësitë ndaj mediave nuk janë më vetëm në vendet autoritare


Reporterët pa Kufij paralajmërojnë se shkeljet e lirisë së shtypit nuk janë më vetëm praktika të regjimeve autoritare dhe diktatoriale.

Grupi me bazë në Paris, në indeksin për Lirinë e Shtypit në Botë për vitin 2017, të publikuar sot, thotë se klima e urrejtjes po bëhet gjithnjë e më e dukshme në këtë raport, ku vlerësohet niveli i lirisë së shtypit për 180 vende të botës.

Ky vlerësim përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara, që janë vendin vendin e 45, duke shënuar kështu rënie për dy vende dhe disa anëtarë të Bashkimit Evropian.

“Armiqësia ndaj mediave nga udhëheqësit politikë nuk është më e kufizuar në vendet autoritare si Turqia (157) dhe Egjipti (161), ku ‘mediafobia është aq e theksuar saqë gazetrarët janë akuzuar për terrorizëm dhe të gjithë ata që nuk kanë ofruar besnikëri janë burgosur në mënyrë arbitrare”, thuhet në raport.

“Shumë e më shumë liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk e shohin më median si pjesë thelbësore të mbështetjes së demokracisë, por e shihin si një kundërshtar ndaj të cilit shprehin haptas neveri”, thuhet tutje në raport.

Raporti i Reporterëve pa Kufij ka fjalë të ashpra edhe për presidenti amerikan, Donald Trump, duke e quajtur atë “sulmues të madh të mediave”, duke vënë në pah referencat që Trump ka bërë ndaj gazetarëve si “armiq të popullit”, një term që dikur ishte përdorur nga diktatori sovjetik, Josef Stalin.

Norvegjia renditet e para dhe Suedia e dyta, për vitin e dytë me radhë, ndërkaq Koreja e Veriut gjendet në fund të listës.

Ndërkaq, në vendet e rajonit, Bosnja dhe Hercegovina radhitet në venbdin e 62-të, Kroacia në vendin e 69-të, Serbia 76, Koova në vendin e 78-të, Mali i Zi në vendin e 103 dhe Maqedonia në vendin e 109-të.

Në Indeksin e Reporterëve pa Kufij reflektohet edhe rritja e ndikimit të “njerëzve të pushtetshëm”, që kanë kaluar përtej kufijve.

“Pas përmbysjes së zërave të pavarur, Rusia e Vladimir Putinit (që gjendet në vendin e 148) ka zgjeruar rrjetin e propagandës përmes mediave, si Russia Today dhe Sputnik, përderisa Kina e Xi Jinping (176) ka eksportuar modelin e lajmeve të kontrolluara në Azi”, thuhet në raport.

“Shtypja e tyre e vazhdueshme e kritikave dhe disitentëve, bëhet edhe nga vendet që gjenden në fund të Indeksit si Vietnami (175), Turkmenistani (178) dhe Azerbajxhani (163)”, thuhet tutje në raport.

Ndërkaq, ish-republikat sovjetike dhe Turqia qëndrojnë në krye të rënies së lirisë së shtypit, ku dy e treta e këtyre shteteve të rajonit janë radhitur afër vendit të 150 apo më poshtë.

Këtu përfshihet Kirgizia (98), që ka shënuar rënien më të madhe prej nëntë vendesh, pas një viti me shumë ngacmime ndaj mediave, përfshirë “gjoba të larta për ofendimet ndaj kreut të shtetit”.

“Me një përkeqësim kaq të madh, nuk është çudi që treguesi i përgjithshëm i rajonit është i përafërt me atë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”, thuhet në raport.

“Kur nuk janë desportët, është lufta që ndihmon që lajmet dhe informacionet të kthehen në vrima të zeza- shtete si Iraku (160), që këtë vit është ranguar në fund të Indeksit, ku situata konsiderohet si ‘shumë e keqe’. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë shtete që janë vlerësuar keq në hartën e lirisë së shtypit”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG