Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Trump do të vizitojë Britaninë në muajin korrik


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të udhëtojë për në Britani më 13 korrik.

Kështu u ka thënë sot gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, raporton Reuters.

Trump edhe më herët kishte planifikuar të vizitojë Britaninë, aleaten tradicionale të Shteteve të Bashkuara. Por, vizita e tij ishte anuluar në muajin janar.

Vizita e Trumpit në Britani është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministres britanike, Theresa May.

“Presdienti i Shteteve të Bashkuara do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuara më 13 korrik”, thuhet në njoftimin e zyrës së May.

Kjo do të jetë vizita e parë e Trumpit në Britani, që prej se ai morri detyrën në janar të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG