Ndërlidhjet

Thaçi: Çështja e të pagjeturve duhet të diskutohet në Bruksel


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e personave të zhdukur duhet të diskutohet në Bruksel, në dialogun që po zhvillohet në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka shprehur përkushtimin e tij si president i vendit që kjo temë të adresohet.

“Nuk do të rreshtin përpjekjet tona që kjo plagë e luftës të mbyllet sa më parë për të gjetur paqen, qetësinë dhe pajtimin”.

“Autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të ofrojnë të dhëna për 1650 të pagjeturit. Kjo çështje duhet të shtrihet edhe ne Bruksel sepse nuk pret më tutje, “ ka thënë presidenti Thaçi, pasi ka bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur në Ditën e të Pagjeturëve.

XS
SM
MD
LG