Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Talibanët kërcënojnë me vdekje afganët që mund të votojnë


Talibanët afganë.

Banorët e fshatrave në Afganistan i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se talibanët u kanë kërkuar që të mos votojnë në zgjedhjet e planfikuara këtë vit, duke i kërcënuar se do t’ua djegin shtëpitë.

Zgjedhjet e planifikuara për muajin tetor po cilësohen sfidë e jashtëzakonshme për Qeverinë, e cila aktualisht është nën presion të përkrahësve ndërkombëtarë për të krijuar ambient të sigurt dhe vota kredibile në këtë proces.

Mirëpo talibanët, që kanë nisur ofensivën e tyre pranverore këtë javë kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë mbajtjen e këtij procesi.

“Ata na kanë mbledhur në xhamia duke na thënë se nëse do të shkojmë në qendra të votimit, do të djegin fshatin”, ka thënë Kamal Uddin, banor i fshatit, Rahmat Abad.

Këtë muaj ka filluar procesi kompleks i regjistrimit të votuesve në më shumë se 7,000 qendra në gjithë Afganistanin dhe pritet të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm.

Sipas vlerësimeve amerikane, Qeveria e Kabulit kontrollon rreth 56 përqind të shtetit andaj ky fakt do të ndikojë në procesin zgjedhor sidomos në zonat rurale.

XS
SM
MD
LG