Ndërlidhjet

Zhduken dy policë pasi vetura bie në lumin Lepenc


Policia e Kosovës ka njoftuar se dy policë kanë rënë në rrjedhën e lumit Lepenc në mbrëmjen e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Gashi ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e personave të zhdukur derisa në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka ndarë shqetësimin së bashku me familjarët e policëve derisa lajmin për këtë ngjarje e ka cilësuar shumë pikëllues.

XS
SM
MD
LG