Ndërlidhjet

Maqedoni: Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur nga Kosova

Maqedoni: Operacioni i kërkimit të policëve të zhdukur
Maqedoni: Operacioni i kërkimit të policëve të zhdukur

Forcat Speciale për Shpëtim të Policisë maqedonase po vazhdojnë kërkimet për dy policët kosovarë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturë zyrtare.

Kërkimet po zhvillohen përgjatë zonës kufitare Maqedoni-Kosovë, në afërsi të Bllacës.

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, që ka dalë në vendin e ngjarjes, për Radion Evropa e Lirë tha se kërkimet po bëhen në koordinim me autoritetet policore të Kosovës, përgjatë lumit Lepenc, ku dyshohet se rrjedha e ujit mund t’i ketë bartur trupat e policëve, në afërsi të pikës kufitare në Bllacë.

Në kërkim për dy policët e zhdukur

Autoritetet maqedonase për të dytën ditë me radhë kanë zhvilluar operacione të kërkimit, për dy policët e zhdukur nga Kosova.<br />
&nbsp;
1/8 Autoritetet maqedonase për të dytën ditë me radhë kanë zhvilluar operacione të kërkimit, për dy policët e zhdukur nga Kosova.
 
Dy policë, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc të shtunën.
2/8 Dy policë, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc të shtunën.
Autoritetet besojnë se rrjedha e ujit mund t&rsquo;i ketë bartur trupat e tyre në territorin e Maqedonisë
3/8 Autoritetet besojnë se rrjedha e ujit mund t’i ketë bartur trupat e tyre në territorin e Maqedonisë
Njësitë Speciale për Shpëtim të Policisë së Maqedonisë kanë zhvilluar kërkimet në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë, përkatësisht në Bllacë
4/8 Njësitë Speciale për Shpëtim të Policisë së Maqedonisë kanë zhvilluar kërkimet në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë, përkatësisht në Bllacë
Operacionet e kërkimit në Bllacë po bëhen në koordinim në mes të autoriteteve maqedonase dhe atyre kosovare
5/8 Operacionet e kërkimit në Bllacë po bëhen në koordinim në mes të autoriteteve maqedonase dhe atyre kosovare
Njësitet e kërkimit në Maqedoni dyshojnë se trupat e policiëve kosovarë mund të jenë bllokuar në këtë zonë
6/8 Njësitet e kërkimit në Maqedoni dyshojnë se trupat e policiëve kosovarë mund të jenë bllokuar në këtë zonë
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu i cili tha se njësitet speciale po kryejnë operacione të kërkimit
7/8 Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu i cili tha se njësitet speciale po kryejnë operacione të kërkimit
Nga afër operacionet e kërkimit i ka ndjekur edhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma i cili për Radion Evropa e Lirë tha se dyshohet se trupat e policëve të zhdukur mund të jenë në territorin e Maqedonisë
8/8 Nga afër operacionet e kërkimit i ka ndjekur edhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma i cili për Radion Evropa e Lirë tha se dyshohet se trupat e policëve të zhdukur mund të jenë në territorin e Maqedonisë
Previous slide
Next slide

“Sot është dita e dytë që autoritetet e Maqedonisë, përkatësisht Policia Kufitare, në mënyrë të kordinuar me auoritetet e Kosovës, i ka zhvilluar kërkimet. Në këto momente po bëhen aktivitete pë gjetjen eventuale të trupave të dy policëve kosovarë, nga njësitet speciale të Maqedonisë”, thotë Nuhiu.

“Kemi pikat ku dyshohet se eventualisht mund të jenë barikaduar trupat e kolegëve kosovarë”, thotë Nuhiu.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka ndjekur për nga afër kërkimet së bashku me zëvendësministrin Nuhiu, për Radion Evropa e Lirë tha se rrjedha e ujit po i vështërëson kërkimet. Ai tha se kërkimet do të vazhdojnë derisa të gjenden trupat e policëve.

“Për shkak se në Kosovë tanimë forcat e FSK-së dhe qytetarë të ndryshëm po bëjnë kërkime në lumin Lepenc, dhe deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga ata, atëherë dyshohet se lumi mund i ketë bartë trupat e policëve të Kosovës në pjesën e teritorrit e Maqedonisë. Tani në bashkëpunim me Policinë e Maqedonisë, ndjekim aktivitet e kërkim shpëtimit”, tha Suma.

Ndryshe, policët Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës, teksa ishin duke udhëtuar në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc.

XS
SM
MD
LG