Ndërlidhjet

Presidenti i REL-it reagon pas vrasjes së dy gazetarëve në Kabul


Kabul, 30 prill, 2018

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Tom Kent ka thënë se lajmi për vrasjen e dy gazetarëve të REL-it në Kabul është tronditës.

Dy gazetarët e Radios Afganistani i Lirë, Sabawoon Kakar dhe Abadullah Hananzai u vranë sot në një sulm vetëvrasës në Afhanistan.

“Jemi të tronditur me humbjen e këtyre gazetarëve të guximshëm. Të gjithë ne i dimë rreziqet nëpër të cilat punojnë stafi i REL-it në mbarë botën, por një tragjedi e tillë na përkujton se sa i madh mund të jetë ky rrezik”, ka thënë Kent.

Në mesin e të vrarëve është edhe Maharram Durrani, e cila ishte duke u trajnuar në byronë e Radios Evropa e Lirë në Afganistan. Ajo pritej të niste punën në Radion Afganistani i Lirë më 15 maj.

Autoritetet afgane kanë thënë se nëntë gazetarë janë vrarë sot në Kabul. Gazetarët kishin shkuar për të mbuluar një sulm vetëvrasës që kishte ndodhur në Kabul, kur një sulmues vetëvrasës, që pretendonte se ishte gazetarë, ishte afruar dhe kishte shpërthyer eksplozivët e tij.

Në këto dy sulme, janë vrarë të paktën 25 persona, ndërkaq 45 të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG