Ndërlidhjet

ANEB: Nuk ka prova se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore


Selia e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka prova të besueshme se Irani është duke punuar në zhvillimin e një pajisjeje shpërthyese bërthamore qysh pas vitit 2009 dhe se ajo e konsideron çështjen "të mbyllur" qysh pas publikimit të një raporti në dhjetor të vitit 2015.

"Raporti i vitit 2015 ka theksuar se Agjencia nuk ka pasur indikacione të besueshme për aktivitete që lidhen me zhvillimin e një pajisjeje shpërthyese bërthamore në Iran. Bazuar në raportin e Drejtorit të Përgjithshëm, Bordi i Guvernatorëve ka deklaruar se shqyrtimi i çështjes është mbyllur", tha ANEB në një deklaratë të lëshuar të martën.

Deklarata vjen pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se vendi i tij ka dokumente që tregojnë "prova" të reja për një plan sekret bërthamor të Iranit, i cili mund të aktivizohet në çdo kohë.

Në vitin 2015, Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje, me të cilin Republika Islamike ka rënë dakord të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Qysh atëherë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë raportuar vazhdimisht se Irani është duke iu kushtuar vëmendje kushteve të marrëveshjes.

Lexoni edhe këtë:

Irani e quan Netanyahun "gënjeshtar famëkeq"

XS
SM
MD
LG