Ndërlidhjet

Netanyahu akuzon Abbasin për anti-semitizëm


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas për anti-semitizëm dhe mohim të Holokaustit, pas fjalimit të Abbasit në të cilën ka thënë se persekutimi i hebrenjve evropianë është shkaktuar nga sjellja e tyre, transmeton Reuters.

Grupet e hebrenjve kanë kundërshtuar komentet e Abbasit, i cili ndër të tjera ka thënë se hebrenjtë kanë vuajtur historikisht jo për shkak të fesë të tyre, mirëpo për shkak se kanë qenë bankierë dhe huadhënës.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar për të dënuar anti-semitizmin e Abbasit”, ka thënë Netanyahu përmes një postimi në Twitter.

Ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman ka thënë se Abbas ka arritur “një tjetër pikë të ulët, në momentin që ka pretenduar se shkaku i masakrave ndaj hebrenjve ka qenë “sjellja e tyre".

XS
SM
MD
LG