Ndërlidhjet

Cambridge Analytica mbyllet pas skandalit me të dhëna


Ilustrim
Ilustrim

Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, tha se do të mbyllet, pas akuzave se ka keqpërdorur të dhënat e miliona përdoruesve në Facebook, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

"Kemi vendosur se nuk është më e dobishme të vazhdojmë biznesin", tha kompania, duke shtuar se, së shpejti, do të nisë procedurat e falimentimit në SHBA dhe Britani.

Cambridge Analytica, kompani e angazhuar nga fushata zgjedhore e presidentit të tanishëm amerikan, Donald Trump, është bërë objektiv i hetimeve, pasi një ish-punonjës i saj ka zbuluar se ajo ka pasur qasje të paligjshme në të dhënat e miliona përdoruesve në Facebook dhe se i ka përdorur ato për të ndikuar votuesit në SHBA.

Cambridge Analytica e ka mohuar se i ka shfrytëzuar këto të dhëna për të ndihmuar fitoren e Trumpit.

XS
SM
MD
LG