Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haradinaj: Kosova është gati për liberalizimin e vizave


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para një delegacioni të BE-së, ka paraqitur të arriturat e Qeverisë në aspektin e sundimit të ligjit, respektivisht përmbushjen e të gjitha kritereve në fushën legjislative.

Haradinaj ka takuar sot Simon Morduen, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.

Në një komunikatë nga Zyra për media e Qeverisë, thuhet se Haradinaj i ka thënë Mordues se “në fushën e sigurisë Kosova ka shënuar sukses dhe mekanizmat e sigurisë tash janë më të fokusuara dhe më llogaridhënëse.

"Me të marrë Raportin e Progresit, Qeveria ka zhvilluar Planin e Veprimit për të adresuar sfidat e përmendura në Raportin e Komisionit Evropian 2018 në mënyrë specifike dhe të saktë. Kosova, gjithashtu, ka bërë progres në transparencë duke i publikuar kontratat publike dhe duke u përgjigjur në të gjitha kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare. Prioritet mbeten politikat e llogaridhënies, efektivitetit institucional dhe transparencës”, ka deklaruar në takim kryeministri Haradinaj.

Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e kritereve dhe është e përkushtuar që të adresojë me sukses sfidat e mbetura, citohet Haradinaj.

Në komunikatë theksohet se kryeministri në takim ka përmendur edhe ligjet, të cilat janë procesuar për miratim

"Punën e cila është bërë në procesimin e ligjeve të nevojshme të pakos për sundim të ligjit, siç janë ai për parandalimin e konfliktit të interesit, Prokurorinë e shtetit, azilin dhe të huajt, financimin e partive politike etj, dhe projektligjet e fushës së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji i Agjencisë Kundër Korrupsion, deklarimin e aseteve, mbrojtjen e informatorëve dhe autorizimeve të shtuara për konfiskim", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG