Ndërlidhjet

I kërkuari shqiptar për kokainë, u arrestua në Gjermani


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Shqipërisë tha se një biznesmen shqiptar, i akuzuar për përfshirje në trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, është arrestuar në Gjermani.

Në deklaratën e lëshuar të premten thuhet se Arbër Cekaj, pronar i kompanisë Arbi Garden, që posedonte enën me kokainë, e cila është zbuluar në muajin shurt, është arrestuar në Dyzeldorf.

Kokaina ka arritur në Shqipëri me një dërgesë të bananeve nga Kolumbia, përmes Italisë dhe Maltës.

Dy njerëz janë arrestuar në atë kohë.

Policia ka thënë se kokaina e konfiskuar kap vlerën e 180 milionë eurove.

XS
SM
MD
LG