Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haradinaj: Kam dëgjuar se jemi paditur nga familjet e të dëbuarve turq


Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media tha të ketë dëgjuar se familjet e gjashtë shtetasve turq të dëbuar nga Kosova, e kanë paditur Qeverinë e Kosovës për mosrespektim të të drejtave të njeriut.

“Unë kam dëgjuar se familjet kanë paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës, për mosrespektim të të drejtave të tyre, të caktuara në bazë të ligjeve të Kosovës. Ne, po ashtu, kemi filluar një hetim të brendshëm. Hetimi që vjen nga AKI-ja, shumica e materies nuk është publike, mirëpo e kemi marrë seriozisht atë temë”, tha Haradinaj.

Më 29 mars, në Kosovë ishin arrestuar dhe më pas dëbuar për në Turqi, gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

XS
SM
MD
LG