Ndërlidhjet

Putin nis zyrtarisht mandatin e katërt si president i Rusisë


Vladimir Putin.
Vladimir Putin.

Vladimir Putin pritet të betohet sot si president i Rusisë, pasi ka fituar zgjedhjet më 18 mars.

Ai ka qenë në pushtet për 18 vjet, qoftë si president apo kryeministër, derisa kundërshtarët e tij e kanë krahasuar qëndrimin e tij me pozitën e ndonjë cari apo perandori.

Ditën e shtunë, policia është konfrontuar me protestuesit që kanë marshuar kundër mandatit të Putinit në Moskë dhe qytete tjera ruse.

Është raportuar për shprehje të pakënaqësisë edhe ditën e hënë, kur Putin fiton edhe zyrtarisht pozitën.

Ceremonia e inaugurimit në Kremlin pritet të jetë më e vogël se ajo e vitit 2012, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

XS
SM
MD
LG