Ndërlidhjet

Rezultatet preliminare tregojnë rritje të Hezbollahut në parlamentin e Libanit


Pamje gjatë procesit zgjedhor në Liban.

Lëvizja Hezbollah në Liban duket se ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme që janë mbajtur gjatë vikendit në këtë vend.

Rezultatet preliminare të cituara nga politikanët dhe mediat e Libanit bëjnë të ditur se Hezbollah, që mbështetet nga Irani së bashku me aleatët, të ketë fituar më shumë se gjysmën e 128 ulëseve në parlament.

Nëse ky rezultat konfirmohet, kjo fitore do të forconte politikisht Hezbollahun.

Sidoqoftë, rezultatet jozyrtare japin shenja se kryeministri i mbështetur nga Perëndimi, Saad al-Hariri do të lideri islamik sunit me bllokun më të madh në parlament dhe i cili do të tentojë të formojë qeverinë e re, ndonëse ka humbur vendet në parlament.

Pozita e Hezbollahut në Liban reflekton fuqinë në rritje të Iranit në rajon.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist në Shtetet e Bashkuara dhe armik i Izraelit fqinj.

Votimet e mbajtura në Liban pas nëntë vitesh, janë shënuar me dalje të ulët të banorëve prej 49.2 përqind.

Më shumë se 3.6 milionë persona kanë gëzuar të drejtën e votës për rreth 600 kandidatë në parlamentin me 128 ulëse.

XS
SM
MD
LG