Ndërlidhjet

Turqi: Kandidati për president nga opozita kërkon debate televizive


Muharrem Ince
Muharrem Ince

Turqia duhet të ketë debate televizive në mes të kandidatëve për president, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen muajin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar kandidati për president i partisë kryesore opozitare, Muharrem Ince.

“Na lejoni të bëjmë debate televizive, ku do të shfaqnim ëndrrat tona për Turqinë”, ka thënë Ince, kandidati për president nga Partia Popullore Republikane (CHP).

Ai ka thënë se një gjë e tillë do ta vendoste Turqinë përkrah shteteve të zhvilluara që kanë tradita të ngjajshme.

Lidhur me këtë deklaratë nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ose nga partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Për postin e presdientit të Turqisë, përveç Ince dhe Erdogan do të kandidojnë edhe tre kandidatë të tjerë, që vijnë nga blloku i qendrës së djathtë, nga një parti islamiste dhe një kandidat është nga lëvizja pro-kurde.

Kandidati pro-kurd, Selahattin Demirtas është në burg, ku po përballet me akuza për terrizëm.

XS
SM
MD
LG