Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Lista Serbe: Nuk kthehemi në Qeverinë e Kosovës


Përfaqësues të Listës Serbe

Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, "sepse të gjitha shkaqet që kanë dërguar në tërheqjen e këtij subjekti nga institucionet e Kosovës, nuk janë larguar".

Kështu ka deklaruar Lista Serbe përmes një komunikate për media, duke thënë se “nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve” të këtij subjekti politik dhe “nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës”.

“Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë do të ketë për pasojë homogjenizimin e mëtejmë të aktorëve politikë shqiptarë dhe për marrëveshjen për çështjet e rëndësishme për ta. Kjo është ka mundur të shihet edhe periudhën e kaluar, bazuar në mënyrën se si e ashtuquajtura opozitë është sjellë në raport me propozimet e Qeverisë në Kuvend”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik shqiptar të Kosovës dhe siç është thënë, “ata të cilët dërguan mbi ne përdhunuesit e maskuar me tyta të gjata”.

XS
SM
MD
LG