Ndërlidhjet

Ambasadorët reagojnë pas ndalimit të karateistëve kosovarë nga Serbia


Federata e Karatesë e Kosovës
Federata e Karatesë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai në Serbi, Kyle Scott, kanë reaguar pas ndalesës së karateistëve nga Kosova nga shteti i Serbisë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ata kanë shkruar se është “pikëlluese që ëndrrat e sportistëve po shkatërrohen nga politikat ndërkombëtare”.

“Normalizimi i marrëdhënieve, të paktën duhet të nënkuptojë që sportistët e rinj, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, janë të lirë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare. E trishtueshme të shohësh se si ëndrrat e tyre shkatërrohen si pasojë e politikave ndërkombëtare, mbi të cilat ata nuk kanë kontroll”, kanë thënë Delawie dhe Scott.

Të mërkurën autoritetet e Serbisë kishin ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdare, dy herë radhazi përfaqësuesen e Karatesë së Kosovës, e cila ishte nisur për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet në Novi Sad.

XS
SM
MD
LG