Ndërlidhjet

Izraeli fiton Eurovisionin


Përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira, e cila u radhit e dyta në Eurovision.
Përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira, e cila u radhit e dyta në Eurovision.

Izraeli është shpallur fitues në festivalin e këngës, Eurovision. Këngëtarja Netta Barzilai me këngën "Toy", ka fituar 529 pikë.

Në vendin e dytë ka dalë Qipro me këngën 'Fuego' interpretuar nga shqiptarja Eleni Foureira, ndërsa në vendin e tretë u rendit Austria.

"Herën tjetër në Jerusalem!”, tha Netta pasi shpalljes së fitores.

Votat e renditën Shqipërinë në vendin e njëmbëdhjetë në garën evropiane të këngës.

Eurovisioni këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Në natën finale të festivalit, performuan këngëtarë nga 26 shtete.

XS
SM
MD
LG