Ndërlidhjet

Sulm terrorist në lindje të Afganistanit


Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur në një sulm të koordinuar nga sulmuesit vetvrasës dhe persona të armatosur në ndërtesën e qeverisë së Jalalabad të Afganistanit.

Attahullah Khogyani, zëdhënës, tha se një veturë eksplodoi jashtë ndërtesës, që i takon drejtorisë së financave.

Sulmuesit pastaj e mbuluan me tym objektin dhe qëlluan me armë rojet e sigurisë.

Policia deklaroi se ka arrestuar një të dyshuar. Autoritetet kanë evakuuar një shkollë të vajzave. Nuk ka raportime për viktima në shkollë.

XS
SM
MD
LG