Ndërlidhjet

Veseli: Diasporën s’duhet ta shohim si remitenca, por si dije e potencial


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Në sallën e Kuvendit të Kosovës, bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, u ulën në ulëset e deputetëve.

Në Kuvend ata u pritën nga kryeparlamentari Kadri Veseli, sipas të cilit diasporën s’duhet ta shohim si remitenca, por si dije e potencial për zhvillim.

Para përfaqësuesve të diasporës, Veseli ka thënë se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

“Kosova përveç për ndihmën financiare që u bëni familjeve, ka nevojë për dijen tuaj. Kemi nevojë që përvojat tuaja në vendet ku jetoni të vijnë edhe në Kosovë dhe në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ju jeni kontribuues të mëdhenj jo vetëm të së kaluarës, por edhe tani duke qenë pjesëmarrës aktivë në jetën tonë” ka thënë kryetari Veseli.

Ky takim i përfaqësuesve të diasporës me kreun e Kuvendit, është zhvilluar në kuadër të konferencës katër-ditore “Diaspora Flet”.

XS
SM
MD
LG