Ndërlidhjet

Ambasadori Delawie i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës


Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie ka mirëpritur zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, Delawie, megjithatë, ka shprehur zhgënjimin e tij, që Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përfundojë punimet në seancën më 18 prill.

“Mirëseardhje për dy gjyqatarët e Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer që Kuvendi nuk arriti të përfundojë punimet e tij. Ruani sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe sa më shpejt rinisni procesin”, ka shkruar Delawie.

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët zgjodhën Radomir Laban nga komuniteti serb gjykatës të Kushtetueses dhe Bajram Ljatifi nga komunitetet joshumicë.

Ndërsa, edhe pse vazhdoi votimi për rrethin e dytë, asnjë nga kandidatët shqiptarë nuk kanë arritur t’i marrin votat e duhura.

XS
SM
MD
LG