Ndërlidhjet

Putin rikthen ish-ministrin e Financave në pozitë shtetërore


Aleksei Kudrin
Aleksei Kudrin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi ish-ministrin e Financave, Aleksei Kudrin, në krye të Odës së Auditimit të Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për media i Dumës ruse.

Dhoma e Auditimit është një agjenci mbikëqyrëse, e cila monitoron shpenzimet e fondeve të qeverisë.

Emërimi do ta sjellë Kudrinin - tani udhëheqës i Qendrës për Kërkime Strategjike - më afër qeverisë së Putinit, pas disa vitesh pa pozitë shtetërore.

Kudrin ka ndihmuar në stabilizimin e financave të Rusisë dhe në tërheqjen e investitorëve si ministër i Financave gjatë dy mandateve të para të Putinit, më 2000-2008.

Ndonëse shpesh bën deklarata kritike ndaj qeverisë, Kudrin besohet të jetë i afërt me Putinin.

Ekonomia e Rusisë ka dalë nga recesioni dyvjeçar në vitin 2017, por nuk ka arritur ende objektivin e Putinit për rritje për 2%.

XS
SM
MD
LG