Ndërlidhjet

Gjykata Themelore shpall të pafajshëm Salih Mekajn


Ilustrim.
Ilustrim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, i cili ishte akuzuar për veprën penale ushtrim të ndikimit.

Të pafajshëm janë shpallur edhe Vlora Gorani dhe Mentor e Ali Seferaj, të cilët ishin akuzuar për veprat penale shtytje në kryerjen e ushtrimit të ndikimit dhe dhënie të ryshfetit.

Gjykata ka marr aktgjykim lirues, pasi ka konstatuar se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë ngarkuar.

XS
SM
MD
LG